Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Eagles Aarau i vazhdon garat për Kupën e Zvicrës, FC Prishtina i përfundon
Dy nga tre ekipet shqiptare të Ligës Ndër-rajonale (Interregional) të Zvicrës, FC Eagles Aarau dhe FC Prishtina e Bernit i kanë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kupën e Zvicrës, njofton Albinfo.ch.
FC Eaglesi me fitore 2:1 kundër FC Uzwilit, ka siguruar një vend për në raundin e dytë që do të zhvillohet në muajin prill të vitit 2019-të.
Altin Gashi nga penalltia në minutën e 42-të dhe Meriton Bytyqi në atë të 52-ën i shënuan golat për Shqiponjat, ndërsa golin e vetëm për Uzwilin e ka shënuar Kristian Nushi në minutën e 70-të.
Ndërkohë, FC Prishtina me humbje 4:2 si mysafir i Muttenzit i ka përfunduar garat.
Të dielën ndeshjen e parë e zhvillon edhe ekipi i tretë shqiptarë në ligën e 2-të Ndër-rajonale, përballë FC La Sarraz-Eclépens.
Të ngjashme
Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














