Futboll
Federata e Golfit e Kosovës është anëtarja më e re e Federatës Evropiane të Golfit
Së fundmi, Federata e Golfit nga Kosova ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjetet sociale anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit, përcjell albinfo.ch.
Kosova është bërë shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit, pasi sot (e shtunë) në Londër është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane.
Është vet Federata e Golfit e Kosovës, e cila me anë të faqes zyrtare ka njoftuar anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit, duke e cilësuar një etapë të re të historisë së golfit të Kosovës.
Federata e Golfit e Kosovës gjithashtu ka falënderuar të gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.
Njoftimi pa ndërhyrje
Është zyrtare: Federata e Golfit e Kosovës është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane dhe është anëtarja më e re e European Golf Association. Nga sot fillon një etapë e re e historisë së golfit të Kosovës dhe nga viti i ardhshëm Kosova do jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit.
Federata e Golfit e Kosovës i falenderon gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.
Ftohen të gjitha mediat me datë 23.11.2023 nga ora 15:00 në hotel ”Sirius” ta përcjellin konferencën e Federatës së Golfit të Kosovës.
Të prift e mbara Kosovë
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












