Kosova
Federata e Mjekëve nga Diaspora, kërkesë për rritjen e pagave të mjekëve shqiptarë
Duke parë fenomenin e largimit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga vendlindja, Federata e Mjekëve të Diasporës në Evropë ka bërë një kërkesë dërguar Komisionit Evropian dhe shteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, për rritjen e pagave dhe plotësimin e kushteve parësore të mjekëve shqiptarë.
Duke parë situatën e vështirë të krijuar në gjithë botën në fushën e mjekësisë, veçmas pandemia koronavirus, ka goditur gjithë botën. Nevoja për mjekë dhe shërbimet e tyre dita-ditës po rritën. Shumë shtete evropiana po marrin mjekë nga vendet më pak të zhvilluara dhe po adresohen në shumë spitale të botës, shkruan albinfo.ch.
Në veçanti, mjekët nga shtetet ballkanike, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po përballen me këtë dukuri të largimit të stafit mjekësor.
E duke parë këtë fenomen të largimit të mjekëve dhe infermierëve, Federata e Mjekëve të Diasporës në Evropë ka bërë një kërkesë dërguar Komisionit Evropian dhe shteteve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, për rritjen e pagave dhe plotësimin e kushteve parësore të mjekëve shqiptarë, në mënyrë që këta të fundit të mos largohen nga vendlindja dhe t’u shërbjenë pacientëve shqiparë, shkruan tutje albinfo.ch.
Më poshtë mund të lexoni kërkesën e plotë nga Federata e Mjekëve nga Diaspora:
Duke pasur parasysh situatën aktuale të pagave, të pamjaftueshme në lidhje me koston e jetesës dhe në lidhje me të ardhurat të homologëve të tyre nga vendet fqinje ose Bashkimi Evropian, kerkojme qe paga e një mjeku që sapo ka mbaruar studimet duhet të arrijë 1,500 euro neto, ndërsa paga e një mjeku specialist duhet të jetë 2000-2,500 euro neto.
Kërkesë drejtuar Komisionit evropian, shtetit shqiptare ne Shqipëri, Kosove, Shtetit te Mal e Zi e Maqedonisë se Veriut si dhe delegacioneve te komisionit evropiane në këto vende.
Federata e mjekeve shqiptare ka krijuar nje grup pune me një grup mjekesh qe te cilet kane kontribuar vullnetarisht prej vitit 2007 përkatësisht nga kryetarja e federatës Dr.Elona Meta Haubrich Interniste Gjermani ,Dr.Viola Shano Tranfuziologe Shqipëri, Jehona Krasniqi Mjeke e përgjithshme Kosove, Ilda Fouquet Dentiste Hollande, Joana Seiti Kardiologe Shqipëri, Majlinda Tafa Mjeke e përgjithshme SHBA, Arjana Zerja Mjeke e përgjithshme Shqipëri, cilët morën iniciativën te përgatisin një letër te hapur për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe kushtet e punës dhe të jetesës së mjekëve shqiptarë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosova.
Sistemet e kujdesit shëndetësor në këto vende kanë ende shumë për të përmirësuar. Sipas një studimi të kryer në fund të vitit 2018 në Shqipëri (burimi: Së bashku për Shoqatën LIfe, por në bazë të të dhënave në dispozicion të Federatës sonë, situata është e ngjashme në çdo diasporë), mjekët ndihen të mbingarkuar, të nënvlerësuar, të stresuar dhe shumica është i përgatitur të largohet menjëherë nga vendi nëse i jepet një mundësi e tillë. Rezulton se shkaqet janë kryesisht ekonomike dhe profesionale, ndërsa arsyet sociale dhe familjare zënë një vend të dytë. Mungesa e investimeve në infrastrukturën shëndetësore, mundësitë e kufizuara profesionale dhe akademike, si dhe kushtet më të mira të punës jashtë vendit, janë ndër arsyet e largimit të mjekëve. Ne dëshirojmë ta ndajmë këtë zhgënjim me ju dhe t’ju paralajmërojmë për pamjaftueshmërinë në drejtim të njohjes dhe mbështetjes për ekipet e kujdesit në Shqipëri, Kosovë .Maqedonine e Verit dhe ne Mal te Zi
Federata e mjekeve shqiptare kërkon te jepet mbështetja e plotë dhe të inkurajohen objektet e kujdesit shëndetësor që të përgjigjen në një mënyrë të menjëhershme dhe jo-burokratike. Duke pasur parasysh situatën aktuale të pagave, të pamjaftueshme në lidhje me koston e jetesës dhe në lidhje me të ardhurat të homologëve të tyre nga vendet fqinje ose Bashkimi Evropian, kerkojme qe paga e një mjeku që sapo ka mbaruar studimet duhet të arrijë 1,500 euro neto, ndërsa paga e një mjeku specialist duhet të jetë 2000-2,500 euro neto.
Gjithashtu, për mjekët që punojnë në provinca larg vendbanimit, institucionet publike duhet të mbulojnë kostot e transportit, si dhe shpenzimet e akomodimit në rast se kthimi i mjekut në shtëpinë e tij gjatë ditës është i pamundur për shkak të distanca.
Ju lutemi merrni parasysh çekuilibrin midis kostos së jetesës (burimi Numbeo) dhe pagës p.sh. i një mjeku të përgjithshëm 500 € / muaj
Familja me katër anëtarë: kostot e vlerësuara mujore, qiraja e përjashtuar: 1,499.08 €
-Kostoja e vlerësuar mujore për një person të vetëm, Përjashtuar qiranë: 424.88 €
Sidoqoftë, rritja e pagave dhe mbulimi i shpenzimeve të tjera të nevojshme, përfshirë situatën tatimore me njohjen e pacientëve, e bën punën e mjekëve të dobishme dhe do të ndalonte praktikat e korrupsionit.
English:
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës