Lajme
Federata e Tregtisë: Të zbutet bllokimi menjëherë, të përfundojë më 1 mars!
Ndërsa, që nga 1 marsi 2021, Federata e Tregtisë kërkon gjithashtu që ekonomia të hapet plotësisht.
Federata Zvicerane e Tregtisë SGV po bën thirrje që bllokimi për shkak të koronavirusit të zbutet menjëherë, raporton srf.ch.
Është kështu, sepse jo vetëm ekonomia, por edhe popullsia ka gjithnjë e më shumë probleme me mungesën e planave të qeverisë federale, ka thënë drejtori i SGV Hans-Ulrich Bigler në një konferencë për media, të mbajtur paraditen e sotme.
Kjo, sipas SGV duhet të mundësojë lejimin e hapjes së tarracave të lokaleve hoteliere e gastronome si dhe shitjet në natyrë në tregtinë me pakicë, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, që nga 1 marsi 2021, Federata e Tregtisë kërkon gjithashtu që ekonomia të hapet plotësisht.
Në mënyrë të veçantë, sgv bën thirrje që ekonomia të hapet plotësisht deri në 1 Mars, në përputhje me konceptet e mbrojtjes.
Me ndihmën e koncepteve të mbrojtjes, duhet të jetë e mundur të hapet ekonomia edhe në kushtet e mutacioneve të koronës.
Përveç kësaj, programi federal i vaksinimit pritet të përfundojë deri në fund të qershorit 2021, thonë në SGV.
Si masa shoqëruese, duhet të intensifikohen dhe zgjerohen testet e koronavirusit në mënyrë që të thyhen zinxhirët e infeksionit, thuhet në prononcimin e federatës në fjalë.
“Shifrat e brendshme nga Zyra Federale e Shëndetit Publik tregojnë se më pak se 5 për qind e të gjitha infeksioneve ndodhin brenda ekonomisë, përcjell albinfo.ch. E nga ana tjetër, pikërisht ekonomia është në bllokim”, është shprehur drejtori i SGV, Hans-Ulrich Bigler.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














