Sport
Federata e Futbollit të Zvicrës: Shaqiri & Co nuk mund të luajnë për Kosovën
Futbollistët me origjinë nga Kosova që luajnë me Përfaqësuesen e Zvicrës nuk mund të luajnë për vendin e tyre pas pranimit në FIFA.
Kështu thonë në Federatën e Futbollit të Zvicrës.
Nëpërmjet një komunikatë për media thuhet se në Kongresin e FIFA-s nuk është përmendur si temë që futbollistët kosovarë mund të ikin nga Zvira për t‘iu bashkuar kombëtares së prindërve të tyre.
“Ata nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s. Për këtë arsye ne Supozojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar në ndeshje zyrtare me kombëtaren tonë, në asnjë mënyrë ata nuk duhet të luajnë për Kosovën”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gilleron.
Ndërsa drejtori i Departamentit Ligjor, Robert Breiter ka thënë se rregulloret e brendshme nuk e përjashtojnë një mundësi të tillë dhe se për këtë do të duhet të pyetet FIFA.
“Në rast se një lojtar dëshiron të ndryshojë kombëtaren, këtë e vlerëson Komisioni Kompetent i FIFA’s dhe merr një vendim, por pavarësisht kësaj, nuk ka indikacione se ndonjë futbollit dëshiron të largohet apo dëshiron të ndryshojë kombëtare”, tha Breiter
Pas pranimit në FIFA të kombëtares kosovare si anëtare e 210-të, mediat zvicerane kanë shprehur shqetësimin për ikjen e futbollistëve nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













