Naser Mustafa
Integrimi
Fehmi Fetahu tërhiqet nga rrjeti i bizneseve, zëvendësohet nga Naser Mustafa
Emërimi i Naser Mustafës ishte bërë me rotacion në mbledhjen e fundit të kryesisë së Asociacionit Shqiptar në Zvicër, ndërsa kryetari i deritashëm do të mbetet kryetar nderi i Asociacionit në Zvicër
Asociacionin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër do ta udhëheqë tash e tutje Naser Mustafa. Afaristi nga pjesa frankofone e Zvicrës do ta zëvendësojë kryetarin e deritashëm, afaristin Fehmi Fetahu, i cili është tërhequr nga detyra për shkakun, siç thuhet, të zgjerimit të biznesit të tij. Shefi i firmës së njohur “FEAXID”, Fehmi Fetahu, ka udhëhequr këtë asociacion ekonomik në diasporë që nga viti 2013. Për pasardhësin e tij, një detyrë e tillë sa është nder dhe privilegj, aq është dhe përgjegjësi.
“Do të mundohemi së bashku me kryesinë që është shumë profesionale të vazhdojmë punën për t’i përmbushur objektivat dhe synimet tona. Do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me parterët, siç janë: Ministria e Diasporës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Ipak,SECO, etj.”, tha kryetari i ri i këtij asociacioni ekonomik në Zvicër. Mustafa po ashtu do të angazhohet për përgatitjen e një kuvendi zgjedhor për të zgedhur një udhëheqje të re, siç thotë ai, me përgatitje profesionale dhe të suksesshme në biznes.
Naser Mustafa thotë për albinfo.ch se gjatë kësaj periudhe kanë krijuar raporte të mira dhe partneritet me autoritetet në Kosovë. Rrjeti kishte zgjeruar anëtarësinë duke lobuar te bizneset e tjera. Tashmë janë realizuar urat lidhëse të komunikimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve në Zvicër dhe në Kosovë.
„Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka organizuar disa vizita dhe takime në Kosovë: “Biznes për biznesin” që ka reflektuar pozitivisht dhe me sukses. Shumë mallra tashmë janë eksportuar nga Kosova në Zvicër”, thotë kryetari i ri i Asociacionit të Bizneseve në Zvicër, Naser Mustafa. Për këto dy vjet janë realizuar edhe disa investime të vogla, por që kanë rezultuar me punësime në Kosovë.
Emërimi i Naser Mustafës ishte bërë në mbledhjen e fundit të kryesisë së Asociacionit Shqiptar në Zvicër, ndërsa kryetari i deritashëm do të mbetet kryetar nderi i Asociacionit në Zvicër. Anëtarët e kryesisë kanë falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm në krye të rrjetit të afaristëve shqiptarë në Zvicër.
Fehmi Fetahu për albinfo.ch kishte thënë se ky rrjet është aktiv dhe po investon në Kosovë. Tash gjatë pranverës ai kishte paralajmëruar se rrjeti do të aktivizohet edhe më shumë. “Jemi duke kërkuar investues jo vetëm shqiptarë, por edhe zviceranë e të huaj.
Por, kur jemi te të huajt, duhet të kuptojmë se në mesin e tyre ka hezitime për të realizuar investime serioze në një treg prej 2 milionë banorësh, çfarë është Kosova. Atyre u nevojitet një treg prej së paku 6-7 milionë banorësh dhe për këtë duhet të fusin në kombinim edhe regjionin. Gjegjësisht, krahas Kosovës, t`i lidhim në treg edhe Shqipërinë, Maqedoninë apo edhe Malin e Zi. Në këtë aspekt them se ka nevojë për krijimin e kushteve edhe më të mira për investitorët e huaj që të mos i lëmë të anashkalojnë Kosovën”, kishte deklaruar Fehmi Fetahu.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













