Shqipëria

Fekondohet artificialisht në Shqipëri, gruaja italiane bëhet nënë në moshën 61-vjeçare

Gjatë ditës së mërkurë, një grua 61-vjeçare ka lindur një fëmijë në Romë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.

Gruaja nga Italia ishte fekonduar artificialisht në Shqipëri. Megjithatë, për këtë grua, lindja në një moshë të madhe nuk ka qenë diçka e re, informon më tej Albinfo.ch.

Dy vite më parë, ajo kishte lindur edhe një fëmijë – përsëri me ndihmën e fekondimit artificial. Në atë kohë ajo ishte 59-vjeçare.

Foshnja ka lindur me një peshë prej 3,200 kilogramësh dhe mësohet se së bashku me nënën janë në gjendje të mirë.