Lajme
Fëmijët në Danimarkë janë rikthyer në bankat shkollore
Danimarka, vendi i parë në Evropë që rihapi shkollat
Është bërë e ditur se fëmijët e Danimarkës po zhvillojnë mësimin e tyre në bankat shkollore, pasi vendi lehtësoi kufizimet e coronavirusit – duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat, transmeton albinfo.ch.
Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën fëmijët që u kthyen në mësime, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale, larja e duarve në orë në grupet e vogla të lojërave, kjo është mënyra se si ata po e bëjnë atë të funksionojë,
Siç bëhet e ditur, shkollat ishin mbyllur që nga 12 marsi në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të koronavirusit.
Rreth gjysma e komunave të Danimarkës dhe 35 për qind e shkollave të Kopenhagës janë duke u rihapur pas një lehtësimi të masave nga Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndryshe, Danimarka ka shënuar rreth 500 vdekje deri më tani, si pasojë e COVID-19. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













