Shkurt.ch
Fëmijët që luajnë jashtë janë më pak miopë
Sipas një studimi britanik, fëmijët që ekspozohen në dritën e ditës zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve vizuale.
Për shëndetin e shikimit të fëmijës tuaj leni të dalin ata jashtë: kjo mund të jetë vështrimi i ri për të ndihmuar frenimin e ngritjes së shpejtë të miopisë në botë, sidomos kur dihet se në Francë 25-30% e të rinjve të moshës 16 deri 24 vjeç dhe 40% e popullsisë së përgjithshme janë të prekur nga kjo anomali. Në të vërtetë, fëmijët që kalojnë shumë kohë jashtë janë të mbrojtur më mirë ndaj miopisë dhe kjo shpjegohet falë dritës natyrore, thuhet në këtë studim shkencor.
Dr. Jeremy Guggenheim dhe kolegët e Bristol’s School of Social and Community Medicine si dhe të Universitetit Cardiff kanë ndjekur testet vizuale të 7000 djemve dhe vajzave në qarkun e Avon-it (Angli), prej moshës shtatë deri në 15 vjeç. Prindërit u kanë dhënë studiuesve numrin e orëve javore të kaluara jashtë shtëpisë të fëmijëve të tyre të moshës 8 -9 vjeç, një periudhë e rëndësishme, sepse është mosha kur miopia zakonisht fillon.
Rezultati i këtij studimi i botuar në revistën Investigative Ophthalmology & Visual Science thotë se fëmijët që kanë luajtur (tre orë në ditë të paktën në verë, një orë apo më shumë në dimër) ishin më pak të prekur nga miopia në moshën 15-vjeçare se ata që kanë kaluar me kohë brenda shtëpisë, pavarësisht nga niveli i tyre i aktivitetit fizik gjatë kohës kur luajnë jashtë apo brenda.
Siç e shpjegojnë studiuesit, rrezet e diellit shkaktojnë një efekt mbrojtës duke stimuluar prodhimin e dopamines në retinë, një substancë e nevojshme për zhvillimin e duhur të të parët të fëmijëve.
Megjithatë, faktorë të tjerë mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në zhvillimin e anomalive vizuale. Përhapja e përdorimit të ekraneve (pllakat e ndryshme dhe smartphoni janë gjithashtu faktorët e fundit që dëmtojnë pamjen) dhe fëmijët e detyruar të rrinë në shtëpi për të kryer detyrat e shtëpisë janë identifikuar si faktorë të epidemisë së miopisë në vendet e Azisë. Për shembull, singaporeanët janë nëntë herë më shumë të prekur nga miopia se sa australianët.
Përveç kushteve të mjedisit, ndryshimet gjenetike mund të shpjegojnë po ashtu dallimet. Është e njohur se miopia është më e përhapur në mesin e fëmijëve me prindër miopë.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur














