E-Diaspora
Fëmijët shpalosin talentin e tyre në pikturë dhe muzikë
Në QSHKI, Kreuzlingen hapet ekspozita e piktores së vogël Abetare Berila dhe mbahet takimi garues i instrumentistëve të vegjël dhe të rinj
Të dielën më 24 mars, piktorja 9 vjeçare nga Gjermania, Abetare Berila, hap në Kreuzlingen të Zvicrës ekspozitën e saj të dytë.
Ekspozita e Abetare Berilës, në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill.
Krahas solemnitetit të hapjes së ekspozitës, në të njëjtin ambient do të mbahet edhe takimi i instrumentistëve të vegjël dhe të rinj që ka karakter garues, njofton QSHKI.
Garat do të zhvillohen në instrumentet si: piano, violinë, flaut, kitarë etj. Garuesit do të marrin pjesë me nga dy ekzekutime obliguese dhe nga një sipas dëshirës, të veprave muzikore të autorëve botërorë dhe kombëtarë. Vlerësimi do të bëhet për të tri ekzekutimet.
Hapja e ekspozitës ashtu si dhe takimi i instrumentistëve bëhen në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26, 8280, Kreuzlingen, me fillim në orën 14.00.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











