E-Diaspora
Femrat zvicerane i duan meshkujt e Kosovës, meshkujt zviceranë i duan femrat shqiptare
Sipas statistikave, femrat zvicerane më së shumti preferojnë martesat me meshkujt italianë, kurse me ata të Kosovës është në vendin e dytë
Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranët kanë partnerë të huaj. Martesat dykombëshe janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta, shkruan ‘Blick’.
Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër. Në vitet 80’ përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70 %, kurse kjo shifër ka rënë në 48 %, përcjell albinfo.ch.
Martesat binacionale lidhen më shpesh në qytetet e mëdha, sesa në zonat rurale, për shkak se të huajt më shumë kanë tendencë të vendosen nëpër qendra më të mëdha sesa në fshatra.
Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit. Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000. Statistikat tregojnë se divorcet janë në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj.
‘Blick’ jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.
Ndërkohë, sipas statistikave, femrat zvicerane më së shumti preferojnë me meshkujt italianë, kurse preferenca për ata të Kosovës është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë, transmeton albinfo.ch. Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.
Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













