Lajme
Regjioni i Ferizajt prin për pjesëmarrje në ISIS
Sipas autoriteteve kosovare, rreth 300 persona, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët, kanë qenë në ISIS, kurse rajoni më infektuar konsiderohet Ferizaj me 24 xhihadistë
Krahasuar me numrin e banorëve rezident, Kosova radhitet e katërta në botë për pjesëmarrje në luftën e ISIS në Siri e Irak. Sipas autoriteteve kosovare, kanë qenë rreth 300 persona, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët, që i janë bashkuar ISIS-it, kurse rajoni më infektuar konsiderohet Ferizaj me 24 xhihadistë.
Njeriu që i prin eskortës kosovare në luftën ekstremiste në ISIS është Lavdrim Muhaxherit, njeri i dëshmuar për krime dhe i kërkuar nga institucionet ndërkombëtaret. Bashkë me të, siç raporton KlaniK, janë edhe 24 bashkëkombës të tij nga rajoni i Ferizajt, ku përfshihen edhe komunat, Kaçaniku, Hani i Elezit, Shtime e Shtërpcë.
Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS), vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës. Sipas Qeverisë së Kosovës, deri më tash numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar Shtetit Islamik ka shkuar në rreth 300. Ndërsa rreth 50 veta konsiderohet se janë vrarë.
Por, siç kanë raportuar mediet kosovare, rreth 120 persona që kanë qenë në ISIS, janë kthyer në Kosovë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











