CH-Ballkani

Fermerët i gëzohen hapjes së tregjeve 

Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët morën vendimin që nga e hëna të hapen tregjet sërish, thonë se vlerësuan tejkalim të rrezikut nga sëmundja gungore

Fermerët kosovarë iu janë gëzuar shumë hapjes së tregjeve pasi thonë se ata e sigurojnë ekzistencë nga kjo punë. Fermeri Jeset Klinaku nga Vushtrria ka thënë se  mbyllja e tregjeve si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, ka ndikuar që ai ta zvogëlojë numrin e lopëve, pasi, siç thotë, nuk kishte fare fitim, raporton KTV.
Ai ka deklaruar se krejt kjo po bëhet vetëm për hir të bizneseve të mëdha, të cilat importojnë mish dhe gjedhe nga Serbia, me një çmim tejet të ulët.
E zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët morën vendimin që nga e hëna të hapen tregjet sërish, thonë se vlerësuan tejkalim të rrezikut nga sëmundja gungore.
Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vetëm këtë vit për një muaj, sa ishin të mbyllura tregjet e kafshëve, në vendin tonë nga Serbia janë importuar rreth 1500 krerë lopë.