Gjuha

Festa e Mësuesit i kushtohet mikut të shqiptarëve, Basil Schader

Në fakt e gjithë mbrëmja festive i është kushtuar zviceranit, Basil Schader, i cili po pensionohet këtë vit, e LAPSH-i ishte në dilemë se si ta nderoj punën dhe kontributin e tij shumëvjeçar në forcimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

  • Foto Lulzim Hasi

Edhe pse sipas kalendarit tashmë kanë përfunduar festa e 17 shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi – Dita e Grave, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër ka organizuar festë të shtunën mbrëma për të shënuar këto tri data të rëndësishme në shenjë falënderimi për të gjitha ato mësuese, e të gjithë ata mësues dhe mbështetës të shkollës shqipe, të cilët me punën e tyre po e mbajnë gjallë mësimin plotësues në Zvicër për më se dy dekada e gjysmë.

Nga Prishtina kishin ardhur enkas në këtë festë Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit,  Shyhrete Kastrati nga Ministria e Diasporës ndërsa më madhështore e ka bërë mbrëmjen artistja kosovare Shpresa Gashi, shumë e njohur sidomos në vitet 80-90.

Nuk kanë munguar as mësuesit nga Gjermania, Rifat Hamiti dhe Sami Thaçi, dhe mësuesi nga Austria Hazir Mehmeti.

Në fakt edhe gjithë mbrëmja i është kushtuar zviceranit, Basil Schader, i cili po pensionohet këtë vit, e LAPSH-i ishte në dilemë se si ta nderoj punën dhe kontributin e tij shumëjeçar në forcimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Anëtari i nderit i LAPSH-it, Prof. Dr.Dr. Basil Schader edhe pse po pensionohet ka thënë ta ketë vështirë t’i braktisë projektet dhe lidhjet që ka me shqiptarët ndërsa Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër  i ka ndarë mirënjohje çiftit mësueses Erica Bauhofer-Schader dhe prof. dr.dr. Basil Schader.

  • Foto Lulzim Hasi

Zviceranin që flet shqip, kreu i LAPSH-it në Zvicër, Nexhat Maloku e ka përshëndetur me një thënie të tij,  e cila edhe sot tingëllon aq bukur: “Shqiptarëve kudo në botë, me shpesën dhe dëshirën që ta ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë.”, citon Maloku Schaderin

„Prof. dr.dr. Basil Schader këtë vit është pensionuar por ne nuk do ta lëmë të qetë, vazhdimisht do të kërkojmë të na ndihmojë në punë të reja që na presin. Tanimë Basili është më shumë i yni se i zviceranëve, sepse ngado që ka shkuar në trojet shqiptare ka krijuar miqësi të shumta.“, ka thënë Maloku.

„Një qerretas më ndali një ditë vere dhe më pyeti: Ore ky miku yt Basili a nuk është i pasur si zviceranet e tjerë po vjen të bëj pushimet në Shqipëri? Ky mund të shkojë në vende më të bukura e më të zhvilluara se kjo Shqipëria jonë? I them që është i dashuruar në Shqipërinë, andaj vjen shpesh këtu. Më shikoi, tundi kokën dhe më tha: i çuditshëm ky zvicerani, po sa bukur e flet shqipen qerratai. Është me rrezik!“, thekson në fjalimin e tij Maloku..

Po se çfarë mendon bota akademike e Shqipërisë për prof. Basilin kishte dërguar një letër Gjovalin Shkurtaj (lexoni letrën te plotë më poshtë).

Mirënjohjen prof. dr.dr. Basil Schaderit dhe zonjës Erica i ka ndarë mësuesja Nexhmije Mehmetaj.

Mësuesit Elfete & Lulzim Hasi i dhuruan një libër të shkollës ku kishte mësuar Lulzimi dhe kishin punuar Elfetja dhe Lulzimi, ku ajo shkollë vitin e kaluar ka festuar 100 vjetorin e themelimit (shkolla e treta në Kosovë që festoi 100 vjetorin).

  • Foto Lulzim Hasi

Një mik tjetër i Basil Schaderit i ka dërguar një poezi. Bëhet fjalë për poetin e njohur të Malësisë së Madhe tani e një kohë të gjatë me banim në Luzern, Ndue Sinishtaj.

Për adhuruesin e kulturës dhe gjuhës shqipe dhe njohësin e mirë të diasporës së re shqiptare  në Zvicër kanë folur mësuesi nga Gjermania Rifat Hamiti, mësuesi nga Austria Hazir Mehmeti, Nuhi Gashi nga Ministria e Arismit dhe të tjerë.

Këngëtarja e mirënjohur Shpresa Gashi e madhëruar këtë mbrëmje me zërin e saj të mrekullueshëm.

Me praninë e tyre e kishin nderuar këtë organizim në Cyrih mësueset e mësuesit nga kantone të ndryshme të Zvicrës.

Njëra nga pikat qendrore të kësaj mbrëmjeje festive ishte ndarja e mirënjohjeve për ato dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar gjatë shumë viteve në kuadër të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.

“Kemi dashur që nëpërmjet të këtyre mirënjohjeve t’u tregojmë se puna e tyre është e ngulitur thellë në historikun e LAPSh-së dhe kontributi i tyre jo vetëm që nuk do të harrohet por do t’i shërbejë edhe gjeneratës së re të mësueseve e mësuesve, të cilët do të punojnë në të ardhmen me fëmijët shqiptarë.”, ka thënë Nexhat Maloku nga LAPSH-i.

Mirënjohjen e parë është ndarë për një mësuese dhe organizatore e mësimit plotësues në Zvicër, e cila që nga fillimet e deri më tash ka punuar pakursyer për shkollën shqipe në Zvicër. Ajo është Saime Isufi.

  • Foto Lulzim Hasi

Mirënjohja e dytë është ndarë po ashtu për një mësuese e cila për vite të tëra ka punuar me nxënësit duke dhënë një kontribut shumë të vyer për shkollën shqipe në Zvicër. Ajo është Shukrije Ramadani, e cila aktualisht udheheq Qendrën Kulturore në Cyrih.

  • Foto Lulzi Hasi

Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit në fund të këtij manifestimi ka folur para mësimdhënësve  të diasporës në Zvicër për shkrimtarin Arif Demolli, autor të rreth 30 veprave letrare, për fëmijë e për të rritur, në poezi, prozë e zhanre të tjera, të cilat renditen në mesin e vlerave letrare kulmore të letërsisë shqipe.

Shkrimtari Arif Demolli ka ndërruar jetë ditë më parë në Prishtinë.

Festën e Cyrihut të organizuar nga LAPSH-i e ndihmuan Ministria e Diasporës dhe Qendra për Arsimimin dhe Këshillimin e Mërgimtarëve me seli në Basel.

Gjatë ditës nxënësit e shkollave shqipe ishin bërë bashkë për të festuar 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin – Dita e Grave.

Një festë e tillë ishte organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për kantonin Cyrih, e cila tashmë i ka bërë tradicionale manifestimet e tilla me karakter kulturor dhe kombëtar, të cilat i feston për çdo vit së bashku me nxënësit e shkollave shqipe dhe prindërit e tyre nga kantoni i Cyrihut.

Nxënësit janë shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërsa ishin të pranishëm edhe mysafirë të tjerë nga Kantoni Cyrih.

Pastaj ka vazhduar programi artistik, i përgatitur kryesisht nga nxënësit me recitale, vjersha dhe këngë, duke e plotësuar edhe ansambli “Trojet”, i cili u paraqit me disa valle të bukura shqipe.

Përshëndetja ime me rastin e pensionimit te Basil Schader

Shkarko Dokumentin

Fjalimi per Schader nga kryetari i LAPSH, Nexhat Maloku

Shkarko Dokumentin