Shkurt.ch
Festivali i Gjenevës tërhoqi 1.8 milionë njerëz për 25 ditë
Festivali i Gjenevës tërhoqi 1.8 milionë njerëz për 25 ditë. Pjesëmarrja ka qenë pak më e ulët në krahasim me vitet e mëparshme, kryesisht për shkak të Ramazanit. Këtë verë turistët e Lindjes së Mesme nuk erdhën për shkaqe fetare.
Gjithashtu barazia e frangut me euron është po ashtu një faktor që bëri që fitimi të ishte më i vogël për të gjithë argëtuesit e bregut të liqenit. Një rënie e fitimin mund të rezultojë për përgjegjësit e karuseleve të ndryshme.
Edhe pse asnjë incident i rëndë nuk është raportuar, zyrtarët e Festivalit të Gjenevës kanë thënë për mediet zvicerane se kanë shënuar një rritje të nivelit të joqytetarisë (vrazhdësisë). Ata tregojnë për dëmtime të pikave shëndetësore të disa staneve të shkatërruara, si dhe të disa gjeneratorëve.
Mirëpo, prapë se prapë kjo ngjarje mund të kualifikohet e suksesshme, meqë spektakli me fishekzjarrë i të shtunës ka tërhequr afër një gjysmë milioni spektatorë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj













