Muzikë
Festivali i Këngës në Eurovision, me një turne evropian pas Finales
Pas finales që do të mbahet në Vjenë, Festivali Evropian i Këngës do të bëjë turne në dhjetë qytete të tjera evropiane. Këtu hyn edhe Cyrihu
Konkursi i Këngës në Eurovision po vjen me një risi për 70-vjetorin e tij, që i bie këtë vi, 2026t. Pas finales së këtij viti që do të mbahet në Vjenë, Festivali Evropian i Këngës do të bëjë turne në dhjetë qytete të tjera evropiane, trasmeton albinfo.ch.
Zvicra është në këtë listë me një shfaqje të Eurovisionit që do të mbahet në Hallenstadion, në Cyrih, shkruan srf.ch. Për turneun, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) do të zgjedhë dhjetë artistë nga finalja e Vjenës, të plotësuar nga pjesëmarrësit e mëparshëm që kanë lënë gjurmë në historinë e gjatë të Festivalit Evropian të Këngës.
Formacioni i saktë do të shpallet pas 16 majit.
Përveç Cyrihut, edhe Londra, Parisi, Hamburgu dhe Stokholmi janë ndër qytetet në programin e turneut.
Më shumë se 170,000 bileta pritet të jenë në dispozicion në të gjithë Evropën. Çmimet nuk dihen ende. Megjithatë, fansat mund të regjistrohen tashmë për një shitje paraprake përpara se biletat e mbetura të dalin në shitje të përgjithshme.
Turneu fillon më 15 qershor 2026, në O2 Arena në Londër.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane Prodhuesit e verës zvicerane raportojnë se vera e vitit 2025 ka qenë me cilësi të shkëlqyer,... -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale -
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme












