Lajme
Festojnë në Beograd, sjellin virusin në Zvicër: 73 veta në karantinë
Një grup të rinjsh kanë sjellë virusin korona me vete nga festimet e bëra në Beograd. Tani 73 persona janë në karantinë në Kantonin Graubünden
Një pikë e re “e nxehtë” e koronavirusit është zbuluar në Kantonin e Graubündenit, në juglindje të Zvicrës. Një grup i të rinjve që kishin festuar në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, janë kthyer në shtëpi, në Zvicër, duke sjellë virusin me vete, shkruajnë mediat zvicerane, si srf.ch 20minuten, etj.
I pari nga grupi i gjashtë të rinjve është sëmurë tri ditë pas kthimit nga Serbia, transmetomn albinfo.ch. Ai ishte testuar nga një mjek në Zvicër. Pastaj ka ndërhyrë grupi i gjurmimit të kontakteve, në nivel të kantonit. Që atëherë, gjashtë pjesëmarrësit në ndejën festive mbahen në izolim.
Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të rinjtë pas kthimit të tyre nga jashtë, janë vendosën në karantinë, përcjell albinfo.ch. Aktualisht janë gjithsej 73 persona në karantinë në kantonin e Graubünden, shumica e tyre për shkak të rastit të përmendur të Beogradit.
Ata kishin shkuar në Serbi fundjavën e parafundit, janë infektuar atje dhe më pas janë kthyer në Zvicër, la thënë të hënën mjekja kantonale Marina Jamnicki për televizionin e Zvicrës në gjuhën italiane. Arsyeja e infeksioneve është vetë pjesëmarrja në festimin në fjalë
Nuk ka rëndësi se ku zhvillohen ndejat ose festat masive. Në rast se një person është i sëmurë, thjesht ekziston rreziku i infeksionit, transmeton albinfo.ch. Prandaj Jamnicki apelon për përgjegjësi personale: të festosh gjithë natën krah për krah me të tjerë, thjesht nuk është në rregull”.
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











