Sport
Fillon Bundesliga gjermane, shembull për ligat e tjera
Kampionati gjerman u bë i pari që filloi në kohën e pandemisë Covid-19
Bundesliga gjermane është rikthyer sot pas më shumë se dy muajsh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në kampionatin elitar gjerman u luajtën këtë të shtunë shumica e ndeshjeve të javës së 26-të, mes të cilave spikaste derbi i Ruhrit mes Borussia Dotmundit dhe Schalkes 04. Një derbi pa shumë histori në spektin e antagonismit dhe i dominuar totalisht nga verdhezinjtë, që fituan me rezultatin e thellë 4:0.
Erling Haaland zhbllokoi rezultatin që në minutën e 29-të, i shërbyer në perfeksion në qendër të zonës nga Hazard. Talenti norvegjez rezulton gjithashtu të jetë autori i golit të parë të Bundesligës pas pauzës së gjatë.
Dortmundi shkoi në dhomat e zhveshjes në epërsi të dyfishtë, pasi portieri Schubert gaboi në rinisjen e topit, duke ia dorëzuar Brandt, që i dha mundësi Guerreiros të shkundte për herë të dytë rrjetën e Schalkes brenda pjesës së parë.
Dominimi i Dortmundit, që dukej se ishte përgatitur shumë më mirë gjatë kësaj periudhë, u pa qartë edhe në fraksionin e dytë, me Torgen Hazard dhe sërish Guerrieron që vulosën shifrat në 4:0.
Në takimet e tjera spikati fitorja 0-3 e Herthas së Berlinit në fushën e Hoffenheimit (Agpoguma aut 58’, Ibisevic 60’, Cunha 74’). Wolfsburgu arriti të mposhtë në kohën shtesë Augsburgun 1-2 (Jevdaj 54’/Steffen 43, Glinczek 90+1’), ndërsa dy sfida të tjera përfunduan në barazim: Leipzig – Freiburg 1-1 (Pulsen 77’/Gulde 34’) dhe Dusseldorf – Paderborn 0-0, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu me rikthimin e futbollit, ndryshuan edhe disa rregulla, ku tani përdoren pesë zëvendësime, duhet të ruhet distanca sociale, ndeshjet do të luhen pa tifozë, lojtarët në bankën rezervë duhet të mbajnë maskë dhe rregulla të tjera të distancimit social.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












