Lajme
Fillon funksionalizimi i Odës Ekonomike Kosovë-Shqipëri
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë kësaj jave ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar homologen e tij, kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet odave ekonomike të dyja vendeve.
Në fokus të takimit të zhvilluar të enjten, më 27 tetor, ishte konkretizimi i marrëveshjes për themelimin e Odës Ekonomike Shqipëri-Kosovë, të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë.
Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve.
“Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh kryetari Rafuna.
Kryetarja Muçostepa gjithashtu shprehu përkrahje për këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit në mënyrë që ekonomitë tona të jenë komplementare sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetë përkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa Linja ajrore zvicerane ka reaguar ndaj grevës së njoftuar të premten në Lufthansa. Ajo planifikon të... -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim -
Rënie e temperaturëve në Zvicër: Pas 23 gradëve vjen vala e të ftohtit -
Zvicra nuk po bën mjaftueshëm me masat për të luftuar ngrohjen globale -
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës













