Sport
Fillon Premierliga “e shqiptarëve”
Këtë sezon do të kemi një numër rekord të shqiptarëve në këtë ligë. Katër i takojnë përfaqësueses së Zvicrës, që të katërtit me prejardhje nga Kosova: Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe Tarashaj. Pastaj vijnë edhe Celina, Bytyqi dhe (ndoshta) Shkodran Mustafi
Të shtunën (sot) fillon njëra nga ligat më të forta në botë, Premierliga angleze, që cilësohet edhe si liga më atraktive. Këtë sezon do të jetë shumë interesant, jo vetëm për shkak të trajnerëve ndër më të mirë në botë dhe shpenzimeve marramendëse, por edhe për shkak të futbollistëve shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Këtë sezon do të kemi një numër rekord të shqiptarëve në këtë ligë. Katër përfaqësuesit e Zvicrës, që të katërtit me prejardhje nga Kosova, luajnë në klubet e ndryshme, si Xherdan Shaqiri në Stoke City, Granit Xhaka në Arsenal, Shani Tarashaj në Everton, Valon Behrami në Watford. Në Arsenal Xhakës pritet t’i bashkohet edhe Shkodran Mustafi, i cili është përfaqësues i Gjermanisë.
Adnan Januzaj është huazuar zyrtarisht në Sunderland nga Manchester United, kurse Manchester City ka dy talentet kosovare, Bersant Celinën dhe Sinan Bytyqin.
Të shtunën do të zhvillohen takimet e para, derisa deri në fund të kampionatit pritet një luftë e madhe për titullin e kampionit, por edhe për garat evropiane e për mbijetesë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












