Kinema
Filmi “Exil”, kandidati i Kosovës për Oscars 2021
Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për Oscars.
Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës në kuadër të kategorisë kryesore.
Ndërsa në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.
Filmi përcjell Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani, i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.
“Exil” është një portret i mprehtë i gjeneratës së integruar të emigranteve, gjenerate kjo që rrallë e shohim në film, të cilët pavarësisht arritjeve personale rrallë lirohen nga ndjenja e të qenit të huaj. Konsiderojmë se ky film flet në mënyrë shumë univerzale, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata që largohen nga vendlindjet e tyre për të gjetur qytete të reja që kurrë nuk u shëndërruan në shtëpi. Ekzili shtyn për një dialog aq të munguar mbi politikat e mikpritjes”, ishte deklarata e komitetit selektues pas përzgjedhjes së filmit.
‘Exil’-i është bashkëprodhim mes Gjermanisë, Kosovës dhe Belgjikës, prodhuar nga Komplizen Film – Gjermani, Ikonë Studio – Kosovë dhe Frakas nga Belgjika, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












