Gruaja
Filmi i Dea Gjinovcit, një meditim mbi brishtësinë e kujtesës dhe plagët e luftës
Filmi "La Beauté de l’Âne” (Bukuria e gomarit) është një meditim mbi brishtësinë e kujtesës, dhe plagët e një komuniteti të shkatërruar nga lufta
Më 26 shtator në kuadër të festivalit të filmit në Cyrih ZFF është shfaqur premiera botërore e filmit “La Beauté de l’Âne” (Bukuria e gomarit) të regjisores së re shqiptarozvicerane Dea Gjinovci. Filmi, në natën e parë dhe të dytë (26 dhe 27 shtator) është shfaqur me praninë e regjisores dhe me një paraqitje të saj para publikut, në përfundim të shfaqjes.
Në prezantimin e mbrëmjes së parë, në një atmosferë solemne krahas regjisores, producentit etj., ka marrë pjesë edhe ekipi i aktorëve amatorë të angazhuar në filmin që ka marrë temën nga Kosova e pasluftës, gjegjësisht trajton pasojat e drejtpërdrejta të luftës në fshatin kosovar, Makërmal, shkruan albinfo.ch.
Në një bashkëbisedim të frymëzuar, në skenën e kinemasë Corso të Cyrihut, Dea u është përgjigjur pyetjeve të moderatores dhe të publikut, duke dhënë kështu një tablo të gjallë të filmit dhe të rrethanave në të cilat është krijuar ai. Ajo ka shpalosur me këtë rast pritjet, vështirësitë dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ekipi i filmit që realizohej në kushtet e një fshati të shkatërruar nga lufta që e kishte shkretëruar atë mbi 20 vite më parë.
Synimi i saj si autore e filmit ishte “ringjallja” e fshatit të lindjes së babait të saj dhe frymës në të cilën jetohej atje në një kohë të kaluar. Kjo e sjell atë para sfidave po edhe zbulimeve dhe njohjeve të reja me bashkëfshatarë të babait gjegjësisht kushërinj të saj, secili prej të cilëve kishte një rrëfim për luftën.
Me vizionin e saj të qartë dhe me mbështetjen e aktorëve, kryesisht fëmijë, ajo ia ka dalë të krijojë një tablo të besueshme të jetës dhe krajatave nëpër të cilat kanë kaluar fshatarët e Makërmalit, ashtu sikurse edhe ata të një pjese të madhe të fshatrave e qyteteve të Kosovës.
Në gjithë këtë projekt Dean e ka ndihmuar babai i saj, Asllani, figura e të cilit imponohet me një brishtësi dhe fisnikëri të llojit të veçantë. Fytyrën e tij që ka një plastikë jashtëzakonisht shumë shprehëse, si të një aktori par exellance
Një enigmë e cila as pas shumë përpjekjeve nuk u arrit të zgjidhej ishte fati i gjyshes së saj, Dinores, e cila kishte humbur jetën gjatë luftës, në rrethana të panjohura. Vdekja e saj misterioze ishte trauma më e rëndë që kishte pësuar babai i regjisores, Asllani, nga lufta e fundit dhe, siç e tregon filmi, kishte mbetur e tillë, mister pra, edhe 25 vite pas përfundimit të luftës.
“La Beauté de l’Âne” është një film dokumentar i metrazhit të gjatë. Ai po garon në konkurrencë zyrtare (për çmim) në kategorinë e filmit dokumentar në festivalin ZFF të Cyrihut i cili po mbahet nga 25 shtator deri më 5 tetor. ZFF, me rreth 140 mijë shikues në vitin 2024 është festivali i dytë më i madh në zonën gjermanishtfolëse, pas atij të Berlinit “Berlinale”.
Ngjarja e filmit “Bukuria e Gomarit” ndjek një vajzë, konkretisht regjisoren Dea Gjinovci dhe babanë e saj në një udhëtim drejt fshatit të tyre të humbur në Kosovë për të ringjallur kujtimet dhe për të përpunuar humbjen dhe traumën. Filmi është një përzierje poetike dhe hibride e dokumentarit dhe realizmit magjik
Afër gjashtëdhjetë vite në mërgim, babai, Asllan Gjinovci kthehet me vajzën e tij në fshatin e tij në Kosovë, Makermal, për të ringjallur vendlindjen e tij të humbur dhe kujtimet e fshira nga lufta.
Duke ndjekur synimin e tyre fisnik, babai dhe vajza, së bashku me fshatarët, ngrenë skena dhe dekore që kujtojnë fëmijërinë e babait për t’i jetësuar kujtimet e tij nga ajo kohë e shkuar.
Filmi është një meditim i ndjeshëm mbi brishtësinë e kujtesës, humbjen e një figure qendrore familjare (nënës, fati i së cilës mbetet i pa zbardhur) dhe plagët e një komuniteti të shkatërruar nga lufta.
Filmi është një bashkëprodhim shumëkombësh, duke përfshirë Astrae Productions, Unseen SH.P.K., Haut et Court, RADIO TELEVISION SUISSE (RTS) Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Facet, LLC. Regjia dhe Skenari: Dea Gjinovci (@lbda_film) Producent: Ilir Hasanaj (@ilir__hasanaj)
Publikimi: Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Cyrih në vitin 2025 ndërsa shfaqjet e tij të rregullta në kinema do të jepen nga marsi i vitit 2026.
Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së filmit në Zvicër.
Fotot: © Joshua Sammer for Zurich Film Festival
Lexoni po ashtu:
Në Cyrih jepet premiera botërore e filmit “La Beauté de l’Âne” të Dea Gjinovcit
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud

















