CH-Ballkani
Filmi kosovar fiton çmimin e 50-të ndërkombëtar
Filmi “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit, është shpallur fitues i trefishtë në festivalin “Legends of Hollywood International Film Festival”, që u mbajt në SHBA
Filmi kosovar që ka për rrëfim luftën e Kosovës dhe prapaskenat e saj, “Agnus Dei”, me skenar e regji të Agim Sopit, është shpallur fitues i trefishtë në festivalin “Legends of Hollywood International Film Festival”, i cili ka përfunduar mbrëmë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë festival që parashenjë ka nostalgjinë dhe respektin për legjendat e Hollywoodit, kanë aplikuar më shumë se 5800 filma nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa nga 186 filmat e seleksionuar në gjashtë kategori, është përzgjedhur edhe filmi i vetëm shqiptar “Agnus Dei”, raporton koha.
Në këtë gala mbrëmje ky film kosovar, është shpallur “Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë (Best Feature Film)”; Agim Sopi është shpallur “Regjisori më i mirë (Best director)”, kurse; Zhaklina Oshtir “Aktorja kryesore më e mirë (Best Main Actress)” e filmit.
Me këto tri çmime të reja, “Agnus Dei” shënon një jubile të jashtëzakonshëm duke radhitur pas vetes 50 çmime kinematografike ndërkombëtare. Ndërsa një tjetër sukses i jashtëzakonshëm i filmit kosovar, lidhet me “International World Film Festival”, një institucion që pretendon të shndërrohet në festën më të madhe kinematografike të botës.
Festivali me rrjetin më të madh ndërkombëtar, parashihet të mbledh më shumë se 500 mijë spektatorë në edicionin e vitit 2015.
Si pjesë zyrtare e këtij festivali që mbahet nga data 10 – 20 nëntor, dhe i cili organizohet në nëntë qytetet më të rëndësishme të botës, si New York, Los Angeles, Toronto, London, Paris, Berlin, Singapore, Hong Kong dhe Melbourne, “Agnus Dei” është përzgjedhur në mesin e tre filmave të cilit i është ofruar një distribucion i fuqishëm ndërkombëtar nga firma e njohur “Intellect Pictures” nga Toronto në bashkëpunim me HBO nga New York-u.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane Disa kandidatë që aplikojnë për shtetësi zvicerane në qytetin e Cyrihut do të paguajnë më pak...
-
Çka është letra e referencës që ju nevojitet për nënshtetësinë zvicerane?
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga