E-Diaspora
Filmi kosovar “Kali” shpërblehet me çmimin e parë në Gjermani
Në festivalin ndërkombëtar të filmit “20 minmax”, në Ingolstadt të Gjermanisë, filmi kosovar i metrazhit të shkurtër “Kali” është shpërblyer me çmimin e parë.
Filmi “Kali” është me skenar dhe regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, e me producent Arian Rexhepi, shkruajnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Filmi është prodhim i Koperativës, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe me përkrahje nga Fondi Hartefakt.
“Kali” trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe tre shokë adoleshentë, të cilët pas protestës e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.
“Kali” ka pasur premierën kosovare më 18 maj në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa deri më tani është shfaqur edhe në Ozu Film Festival në Modena (Itali).
Në rolet kryesore në këtë luajnë: Izudin Bajrovic, Florist Bajgora, Ermal Gerdovci, Lum Berisha.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime















