Futboll
Finalja e Superkupës së Turqisë zgjat vetëm 3 minuta
Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të
Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në epërsi Galatasaray-n pas 49 sekondave.
Fenerbahce kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë në konflikt me Federatën pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen dhe për ta luajtur me një gjyqtar të huaj, transmeton albinfo.ch.
Galatasaray, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.
Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të organizonte eventin.
Kriza u krijua nga vendimi i autoriteteve arabe për të mos lejuar në fushë pankarta dhe bluza me referenca për themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.
Fenerbahçe’nin sahadan çekildiği an pic.twitter.com/whqXnl7eIY
— Fanatik (@fanatikcomtr) April 7, 2024
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














