Maqedonia
“Financial Time”: Vetoja e Macron-it, gabim historik
Sipas “FT”, blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t’u bërë fuqi gjeopolitike”.
Kështu e nis editorialin prestigjiozja “Financial Times”, në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave.
Sipas “FT”, blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten.
Bllokimi i hapjes së negociatave, shkruan FT, erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.
Më tej FT shkruan se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të arritur deri në këtë pikë.
“Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare.
Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje ka ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dydekadëshe me Greqinë dhe të hapë një rrugë për në BE, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të”, shkruan gazeta.
Duke mbyllur derën e zgjerimit, shkruan FT, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












