Lajme
Maqedoni: 8 viktima nga COVID-19 , në mesin e tyre edhe një 24 vjeçare
Në Maqedonin e Veriut është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona.
Bëhet fjalë për një 24 vjeçare nga Tetova, e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup.
Ajo ishte një nga 8 pacientët që ndërruan jetë, si pasojë e infektimit me COVID-19 në këtë shtet, në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, numër më i lartë i viktimave është paraqitur në Tetovë, ku janë shënuar 4 viktima.
Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka shënuar 199 raste të reja me këtë virus.
Rastet pozitive janë nga: Shkupi 90 raste pozitive, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova. Ndërsa në qytet tjera është regjistruar numër një shifrorë.
Numër më të lartë të rasteve aktive regjistron kryeqyteti me 1864 të tilla.
Sa u përket komunave të Shkupit, Çairi regjistron numrin më të lartë të rasteve aktive, 309, pasuar nga Gazi Baba me 193 raste dhe Aerodromi me 157 raste aktive.
Ndërsa, Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 120 persona të shëruar.
Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona. 4080 prej tyre janë shëruar, 376 kanë ndërruar jetë, ndërsa 3519 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?














