Kosova
Fjalimi i Vjosa Osmanit, ky është premtimi i saj
Ajo falënderoi të gjithë ata që e votuan dhe premtoi se do të jetë kryetare e të gjithë deputetëve dhe jo e një partie
Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para deputetëve në seancën e thirrur për votimin e saj.
“Është nder shumë i madh që me besimin tuaj të zgjedhem që të drejtoj Kuvendin e Kosovës, instucionet më të lartë për katër vitet e ardhshme. Natyrisht përkundër faktit që kjo seancë po mbahet në mbrëmje, falënderoj mediat për durimin diplomatik”, transmeton Klan Kosova.
“Falënderimi më i madh i takon secilit qytar të Kosovës që asnjëherë nuk rreshti së besuari se vota e tyre është ajo që do ta sjellë ndryshimin e madh në Republikën tonë”, përcjell albinfo.ch.
“Për kohën dhe sfidat përpara, të jemi një Kuvend që do të mbikëqyrë. Ajo që mund të them është se do ta keni përkrahjen e plotë në detyrat që janë të shenjta sepse vullneti më 6 tetor ka qenë i shenjtë. E kemi për detyrë që fjalët e dhëna t’i jetësojmë dhe t’i çojmë deri në fund. Do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit edhe për shkak të kualitetit që e shoh në grupet parlamentare”.
“Për kohën dhe sfidat përpara, të jemi një Kuvend që do të mbikëqyrë. Ajo që mund të them është se do ta keni përkrahjen e plotë në detyrat që janë të shenjta sepse vullneti më 6 tetor ka qenë i shenjtë. E kemi për detyrë që fjalët e dhëna t’i jetësojmë dhe t’i çojmë deri në fund. Do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit edhe për shkak të kualitetit që e shoh në grupet parlamentare”, shtoi ajo.
“Do ta kemi një opozitë që do të tregojnë bashkëpunim dhe më vjen keq që s’janë këtu. Nuk do të jem një përfaqësuese e një partie, por e secilit prej jush. Respekti i ndërsjellë do të jetë shembulli që do ta japim para qytetarëve. Ju falënderoj të gjithëve. Na priftë e mbara dhe na ndihmoftë Zoti”.
“Nga nesër të punojmë pareshtur për të zgjidhur problemet e shumta sepse për këtë jemi zgjedhur. Falënderoj të gjitha gratë deputete dhe Kollçakun që më propozoi. Tash e tutje duhet të merremi me problemet e të gjitha grave dhe vajzave. Ky Kuvend të jetë shembulli më i mirë edhe i politikëbërjes në Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë











