Integrimi
Floktari shqiptar në Zvicër, imazh i “Schwarzkopf”-it
Besimi së bashku më vëllain e tij Afrimin janë shumë të njohur në Zvicër, sidomos në qytetin Thun të kantonit të Bernës ku edhe kanë sallonin e parukerisë
Kompania e njohur e ngjyrave të flokëve “Schwarzkopf”, këto ditë ka lansuar produkte të reja për flokë. Për ta plasuar sa më mirë në treg, kjo firmë ka zgjedhur floktarin shqiptar që jeton në Zvicër, Besim Halimin. Jo vetëm kaq, por ata edhe ngjyrën e flokëve e kanë quajtur me emrin e tij “Vario Besim” Extra Power of Pasion.
E gjithë kjo ishte një befasi shumë e madhe për parukierin preshevar. “Menaxherja e firmës së Schwarzkopf-it më thirri në telefon dhe më tha se a mund të shkoj të premten në zyrën e saj. Kur shkova, ajo ma dha këtë dhuratë që për mua ishte diçka shumë e madhe”, thotë floktari Halimi për albinfo.ch.
Besimi së bashku më vëllain e tij Afrimin janë shumë të njohur në Zvicër, sidomos në qytetin Thun të kantonit të Bernës ku edhe kanë sallonin e parukerisë. “Kjo dhuratë ishte si shenjë falënderimi për bashkëpunimin që ne bëjmë më këtë firmë që afro 10 vite. Ne jemi të njohur për përdorimin e madh të Blanzhit të Schwarzkopf-it dhe thuajse e përdorimin më së shumti nga gjithë frizerët tjerë në Zvicër”, thotë ai.
Besimi me profesionin e parukierit merret që nga viti 1996 ku ka kryer shkollë dhe ka ndjekur seminare të ndryshme. Lokali i cili funksionon që 10 vite ka të punësuar 6 punëtorë. Vëllezërit Halimi janë edhe për suksese dhe fitoren e çmimeve të shumta në këtë fushë. Ata që nga viti 2011 e deri në vitin 2015 kanë fituar gjashtë çmime Oscar (çmime këto që dedikohen vetëm për floktarët) në “Swiss Hairdressing Awards”. “Swiss Hairdresser Of the Year e kemi fituar në vitin 2011, pastaj “Team of the Year 2012”. Fitues ne kategorinë “Damen”,2013. Vëllai im Afrimi, fitues në kategorinë Color 2015” kurse në kategorinë “Herren” ka fituar punëtorja jonë Luana Cilleli në 2015”, shprehet ai për albinfo.ch.
Në planet e vëllezërve Halimi është që të marrin sërish pjesë në garën për frizerët më të mirë për vitin 2016, ndërsa Besimi tregon se do ta bën një koleksion të meshkujve për revistën spanjolle “Peruqerias”
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord
















