Bizneset

“Kingji”, frizeri të cilit ia besojnë punën artistë dhe biznesmenë

Bëhet fjalë për frizerin e njohur “Kingji” me prejardhje nga Kaçaniku dhe me punë në Cyrih të Zvicrës të cilit shumë biznesmenë e artistë ja besojnë punën

Sallonet “Anita Coiffeur” në Dietlikon identifikohen me emrin “Kingji”, nofkë kjo e pronarit, që i mbeti nga lufta në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni. Ai, që nga mosha 16-vjeçare i ishte bashkuar luftës për çlirimin e trojeve shqiptare. Bëhet fjalë për Nysret Laçin, me prejardhje nga Kaçaniku, frizer tashmë i njohur në Zvicër.

Laçi kishte migruar në shtetin helvetik në vitin 2003 për shumë arsye. Ai nuk është penduar asnjëherë për kontributin e dhënë për lirinë e popullit dhe shtetit te vet. Në Zvicër erdhi me idenë që një ditë sërish të kthehet në Kosovë, por ja që mbeti sot e kësaj dite këtu.

Fillimisht kishte punuar si shofer për pemë dhe perime, ndërsa tani 38-vjeçari është i njohur si frizer në dy sallonet në Dietlikon me emrin “ANITA”, ku është vet pronar tashmë që 12 vite.

Thuajse të gjithë kanë vetëm një destinacion kur bëhet fjalë për prerjen dhe stilimin e flokëve. Laçi ndryshon modelin e flokëve si “mbreti gratë”, po ju referuam një shprehjeje të vjetër. Sa të gjata e të shkurtra, sa në një anë e të kthyera në anën tjetër. Këtë e bën edhe për myshterinjtë, shumica e tyre tashmë të kthyer në miqtë e tij, dhe ata nuk janë vetëm shqiptarë.

Myshterinjtë e tij më të shumtë janë shqiptarët…

Se “Kingji” është një frizer i suksesshëm në Zvicër dëshmon faktin se myshterinj të tij janë edhe pronarë të firmave shqiptare në Zvicër. Veçantia nuk është se ai është vetëm frizer i njohur mikpritës dhe i dashur për klientët, por se ai punon që të ndihmojë edhe të tjerët. “Në dy sallonet në Dietlikon që janë në pronësinë time, janë të angazhuar shtatë punëtorë dhe unë mund të jem njeri prej frizerëve të parë shqiptarë në regjion, të cilët kanë marrë guximin që të pavarësohen me biznesin e tyre në Cyrih.

Ka qenë sfiduese për të konkurruar sallonet zvicerane me një çmim prej 25 frangash”, thotë Nysret Laçi duke shprehur krenarinë, që shumica e klientëve të tij janë shqiptarë.

“Shqiptarët janë shumë të mirë nëse ua kupton kërkesat e tyre. Janë prej klientëve më të dashur, pa i përjashtuar të tjerët. Mua më respektojnë edhe për shkak të së kaluarës time, gjë që më bën edhe më krenar”, thotë Kingji, duke pranuar se nuk do te kishte sukses me biznesin e tij pa shqiptarët.

Shqiptarët i sollën edhe zviceranët…

“Shqiptarët i sjellin shokët e tyre zviceranë, por unë jam i afërt me të gjithë dhe nuk bëj dallime”, thotë Nysret Laçi.

“Meshkujt çdo ditë e më shumë po i kushtojnë rëndësi pamjes së tyre.

Nuk janë vetëm flokët ato për të cilat po kujdesen të rinjtë, tashme në modë është kujdesi ndaj mjekrës, por edhe kujdesi për lëkurën e fytyrës me anë të tretmanëve te ndryshëm. Ne duhet ta ndjekim tregun dhe punën tonë ta shpërndajmë në rrjetet sociale. Më shumë kërkohen dhe  praktikohen stilet amerikane të flokëve”, shprehet Laçi, duke pranuar se punojnë me standarde ballkanase me orare të zgjatura të punës, për t’iu përgjigjur kërkesave të myshterinjve.

Flokët, mjekra dhe fytyra janë disa nga shërbimet që kryhen tek “ANITA Coiffeur”, dhe kërkesa e klientëve është aq e madhe sa që për t`i kryer këto shërbime të gjithë duhet të bëjnë termine paraprakisht.

Faqja @anitacoiffeur tashme ndiqet nga mijëra fansa të cilët përcjellin trendet e fundit të frizurave apo stilet e mjekrave. 

Ndër frizerët e parë shqiptarë me biznes të pavarur

“Në dy sallonet në Dietlikon që janë në pronësinë time, janë të angazhuar shtatë punëtorë dhe unë mund të jem njeri prej frizerëve të parë shqiptarë në regjion, të cilët kanë marrë guximin që të pavarësohen me biznesin e tyre në Cyrih.

Nuk janë vetëm flokët…

Nuk janë vetëm flokët ato për të cilat po kujdesen të rinjtë, tashme në modë është kujdesi ndaj mjekrës, por edhe kujdesi për lëkurën e fytyrës me anë të tretmanëve te ndryshëm. Ne duhet ta ndjekim tregun dhe punën tonë ta shpërndajmë në rrjetet sociale. Më shumë kërkohen dhe  praktikohen stilet amerikane të flokëve”, shprehet Laçi.