Kosova
Flora Brovina do të intervistohet në polici
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina do të japë sot deklaratë në Policinë e Kosovës në lidhje me fotografinë e publikuar dje
Flora Brovina do të japë sot deklaratë në Policinë e Kosovës në lidhje me fotografinë e publikuar dje.
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina do të japë sot deklaratë në Policinë e Kosovës në lidhje me fotografinë e publikuar dje ku paraqiti sipas saj një grua kosovare duke u dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë.
Lajmi.net ka mësuar se Brovina gjatë ditës së sotme do ta sqarojë publikimin e saj në Policinë e Kosovës.
Kurse, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të takohet sot me krerët e sigurisë dhe hetuesisë për të diskutuar mbi rastin e fotografisë së publikuar nga Brovina, përcjell albinfo.ch.
Çitaku kërkon falje
Fotografia që u publikua dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina u bë temë që tronditi opinionin. Pas deklaratave se do të dëshmojë për krimet e luftës dhe se ka fakte, Brovina publikoi një fotografi ku shihet një rast i përdhunimit të një gruaje nga ushtarët gjatë kohës së luftës në Kosovë. Megjithatë, ekzistojnë dyshimet se ajo foto është marrë nga një film pornografik.
Por, Flora Brovina ngulë këmbë se ajo foto është e vërtetë. Pas shumë reagimesh lidhur me publikimin dhe vërtetësinë e fotografisë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal”, ka shkruar Çitaku, në “Facebook”. Publikimi i fotografisë nga Flora Brovina është kritikuar ashpër nga deputetë, aktivistë, e shoqata të ndryshme. Ndërkaq, Prokuroria Speciale bëri të ditur se fotografia do t’i nënshtrohet ekspertizës.
E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar pas publikimit të fotografisë një ditë më parë nga deputetja Flora Brovina, në Kuvendin e Kosovës.
“Mos e përdorni dhimbjen tonë dhe vuajtjet për përfitimin tuaj. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.
Bogujevci sqarohet për deklaratën e saj
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, thotë se u keqkuptua për deklaratën me të cilën kërkoi që të hiqet nga rrjeti fotografia që e publikoi Flora Brovina, me të cilën ajo pretendonte se është skenë e një dhunimi gjatë luftës në Kosovë. “Jam keqkuptuar. Unë e thash që familjarët, në kuptim që familjarë tjerë kanë reaguar. Se mua më njoftuan që në KCRT kanë thirrur viktima tjerë e familjarë dhe kanë reaguar”, ka thënë Bogujevci, për KTV-në.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris














