Diversité
Flora Gashi vlerësohet nga juria dhe publiku në Slloveni (video)
Në shumë shtete të botës, shumë shqiptarë po spikasin me talentin dhe aftësitë e tyre në shumë fusha.
Në Slloveni, shqiptarja Flora Gashi është njëra prej talenteve e cila është duke marr pjesë në spektaklin ‘Slovenija ima talent’ (Sllovenia ka talent).
Flora, është prezantuar para publikut më këngën e këngëtares prishtinase Orhidea Latifit- Kidës, ‘Ja kem nis’, njofton albinfo.ch.
Flora, me zërin e saj ka mahnitur dhe ka bërë që publiku të shpërthejë në duartrokitje gjatë performancës së saj.
I lumtur për këtë përformancë është ndier edhe babai i Florës, Bekim Gashi, i cili këtë gëzim e ka shpërndarë më miqtë e tij në facebook: “Vajza, Flora Gashi, u shfaq në emisionin “Sllovenia ka talent” ku këndoi me sukses dhe shkoi në raundin e dytë. Ky është një sukses i madh për të gjithë ne dhe për vet komunën Ilirska Bistrica”, përcjell “albinfo.ch”.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












