Shkurt.ch
“Flüchtlingshilfe” për shpejtimin e procedurës
Meiner: "Kush nuk e fiton azilin, të riatdhesohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qendra e pranimit
Organizata për mbrojtjen e refugjatëve “Flüchtlingshilfe” ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të shpejtojnë procedurat e azilit. Sipas Beat Meiner, sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate, zgjidhja e shpejtë e procedurave në rastet kur nuk ka fare gjasa për dhënie të strehimit, do të bënte që shumë azilkërkues të mos merrnin fare rrugën për në Zvicër.
Në një intervistë të botuar në “Neuen Luzerner Zeitung” dhe “St.Galler Tagblatt”, Meiner është ankuar se edhe pse ekzistojnë afatet e procedurave, autoritetet e Zvicrës nuk u përmbahen atyre. Për këtë arsye, ai propozon shqyrtimin e praktikës holandeze, sipas të cilës, nëpunësit dënohen nëse nuk ik përmbahen afatit për përfundimin e procedurës së azilit.
Për shkak të mungesës së personelit të nevojshëm, Miener ka propozuar që, në fillim të procedurës të angazhohen sa më shumë burime. “Ideale do të ishte të punonin 15 qendra të procedurës, të shpërndara në gjithë vendin. Kush nuk e fiton azilin, do të riatdhesohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qendra e pranimit”, ka thënë Meiner.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











