Lajme
Fluks i madh në destinacionet turistike të Zvicrës gjermane
Në festën e Rrëshajve të së enjtes, ka mbretëruar mot i mirë veror në të gjithë Zvicrën. Përveç kësaj, siç dihet, më 11 maj ka hyrë në fuqi lehtësimi i mëtejshëm i masave kundër pandemisë së koronavirusit
Në fillim të fundjavës me pushim të zgjatur për shkak të festës fetare të Rrshajëve, sot nuk ka pasur bllokim të trafikut në tunelin Gotthard , pikën që lidh me jugun e vendit dhe Italinë. Përveç që nuk ndodhi kjo, ka ndodhur diçka tjetër: një mbingarkesë e rrugëve në disa zona rekreative dhe malore në anën veriore të Alpeve, si në Berner Oberland, në Zvicrën qendrore dhe rreth Liqenit të Gjenevës, shkruan sda.ch
Në Zvicrën Qendrore, bllokimi i trafikut është regjistruar në disa seksione në rajonin rreth Liqenit të Lucernit si në autostradën A4 midis Goldau SZ dhe Sisikon UR, transmeton albinfo.ch. Atyre që ua kishin mësyrë vendpikniqeve në disa raste u është dashur të prisnin deri në 45 minuta për të vazhduar rrugën. njofton TCS
Në kantonin e Glarus, policia ka mbyllur hyrjen në Klöntalersee sepse të gjitha vendet e parkimit në këtë rajon pikniqesh ishin zënë që në mesditë.
Rrugë të bllokuara dhe një “vërshim” automjetesh janë regjistruar gjithashtu në Brünig.
Në festën e Rrëshajve të së enjtes, ka mbretëruar mot i mirë veror në të gjithë Zvicrën. Përveç kësaj, siç dihet, më 11 maj ka hyrë në fuqi lehtësimi i mëtejshëm i masave kundër pandemisë së koronavirusit, shkruan albinfo.ch. Këtu hyn sidomos hapja e lokaleve hoteliere. Ndërsa fakti se dita e sotme ishte dita e parë e pushimit dhe me mot të mirë i ka kontribuuar dukshëm fluksit të pushuesve në rrugët e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














