Lajme
FMN: Pandemia po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve
Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të pandemisë COVID-19 po ndodh më shpejt se sa pritej.
Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6 për qind, por me pabarazi të mëdha.
“Kjo krizë është si asnjë tjetër”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ky vlerësim i FMN-së për pandeminë shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë.
“Vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur”, thotë raporti i FMN-së që u prezantua në Washington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë.
FMN pret këtë vit rritje botërore të ekonomisë prej 6 për qind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5.5 për qind.
Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN-së janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 për qind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4.2 për qind. Në vitin e krizës së COVID-19, ekonomia botërore ra me 3.3 për qind.
“Ne kemi llogaritur të ketë përshpejtime të tjera të rritjes ekonomike”, tha shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, që javën e kaluar.
FMN e argumenton rritjen ekonomike në ekspertizën pranverore me masat e marra në disa vende në përgjigjen e pashoqe të krizës gjatë vitit të kaluar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë këtu një vend të veçantë, sepse ekonomia më e madhe popullore në botë arriti të tërhiqte me vete rritjen globale ekonomike.
“Shtetet e Bashkuara do ta kalojnë nivelin e prodhimit bruto në vend të vitit të para COVID-19”, thuhet në prognozën e FMN-së.
Banka Federale Amerikane e Rezervave (FED) llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 për qind, ngjashëm me shifrat që jep FMN prej 6.4 për qind.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025












