Shkurt.ch

FMN-ja parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në Zvicër

Ekonomia zvicerane ka gjasa të ngadalësohet në 2019-ën, me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto që pritet të arrijë 1.1%, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar të hënën, përcjell albinfo.ch.

FMN tha në një deklaratë përmbyllëse, të botuar të hënën pas një misioni në Zvicër dhe një vlerësim vjetor, se një “ngadalësim i qëndrueshëm rajonal, intensifikimi i tensioneve të tregtisë globale dhe një Brexit përçarës” do të ndikonte negativisht në ekonominë zvicerane.

Faktorë të tjerë që priten të ndikojnë në rritjen ekonomike janë kërkesat e jashtme, zvogëlimi i kërkesës së brendshme dhe mungesa e ngjarjeve sportive ndërkombëtare dyvjeçare. Inflacioni pritet të mbetet vetëm nën 1% këtë vit, pērcjell albinfo.ch.

FMN gjithashtu vuri në dukje se paqartësitë mbi tatimin e korporatave dhe pensionet e pleqërisë mund të rrisin luhatshmërinë për operacionet e biznesit.

Shifra e rritjes së FMN-së është pak më e ulët se parashikimi i Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) nga disa ditë më parë (1.5%), ndërsa Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) parashikoi gjithashtu një rritje prej 1.1% për 2019. Në vitin 2018, qëndroi në 2.5%, përcjell albinfo.ch.

Delegacioni i FMN-së bëri shqyrtimin për ekonominë e Zvicrës nga data 21 mars deri më 1 prill.