Lajme
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé
Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch ka depozituar një padi penale ndaj personave të panjohur në Gjykatën e Parisit, pas tërheqjes masive nga tregu të formulave për foshnja të disa kompanive të mëdha, përfshirë Nestlé, Hochdorf, Danone, Lactalis dhe Vitagermine.
Padia është ngritur në bashkëpunim me tetë familje të nëntë foshnjave të sëmura në Francë. Sipas Foodwatch, produktet u tërhoqën pasi në disa seri u zbulua cereulida, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, e rrezikshme sidomos për foshnjat nën gjashtë muajsh.
Organizata kërkon hetime për rrezikim të shëndetit publik, hedhje në treg të produkteve të dëmshme dhe mosnjoftim të autoriteteve shëndetësore. Foodwatch thekson se disa raste sëmundjeje janë regjistruar para tërheqjes zyrtare të produkteve, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të akuzave është edhe furnizuesi kinez Cabio Biotech, nga i cili është siguruar vaji arahidonik ku u identifikua ndotja bakteriale.
Kjo është hera e tretë që Foodwatch padit Nestlé-n, pas skandaleve të mëparshme që lidhen me produkte ushqimore të kontaminuara. Ndërkohë, Nestlé ka mohuar çdo lidhje mes produkteve të saj dhe rastet e sëmundjes, duke shprehur njëkohësisht ngushëllime për familjet e dy foshnjave që kanë ndërruar jetë.
Autoritetet në Zvicër kanë konfirmuar se po zhvillojnë hetime, por deri tani nuk është raportuar asnjë rast sëmundjeje i lidhur me formulat për foshnja. Prindërit këshillohen të kontaktojnë mjekun pediatër nëse kanë dyshime për shëndetin e fëmijës së tyre.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










