Kosova
Kandiq kërkon memorial në kujtim të civilëve të vrarë shqiptarë
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kërkuar që të ngrihet një memorial në Batajnicë të Beogradit, për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, e të varrosur fshehtas në varrezat masive në Batajnicë.
Humanistja serbe, Kandiq, ka thënë se memoriali do ta mbante të gjallë kujtimin e dinjitetshëm për këto viktima, duke shtuar se disa nga viktimat u vranë në fshatin Lubizhdë të Hasit, në rajonin ku vepronte brigada 549, e cila udhëhiqej nga komandanti Bozhidar Deliq, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Ajo ka thënë se një memorial i tillë do t’i nderonte të gjitha viktimat civile të krimeve të Serbisë.
“Memoriali është shumë i rëndësishëm, sepse shumë shqiptarë u vranë gjatë luftës në Kosovë. Forcat serbe janë përgjegjëse për këtë, për vrasjen e 6-7 mijë civilëve gjatë bombardimeve të NATO-s dhe është e rëndësishme që të ndërtohet një monument për shqiptarët që u vranë në Kosovë, trupat e të cilëve u bartën në Serbi dhe u gjuajtën në varreza masive, pa folur kurrë për këtë. Vetëm në vitin 2002, shteti serb nisi të tregojë për këto varreza dhe është shumë e rëndësishme që të kujtohet përgjithmonë se çfarë kanë bërë forcat serbe, të cilat kanë vrarë njerëz dhe më pas kanë dashur t’i fshehin krimet”, ka thënë për KTV-në Natasha Kandiq, Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Ndërsa, në 20-vjetorin e masakrës në Lubizhdë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera në Kosovë, tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.
Ai tha se duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i gjykatës speciale për ta dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë 1998-99-s, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Kandiq, deklaratën e Veselit e ka quajtur politike, duke shtuar se nuk mund të ketë gjykatë për një shtet të caktuar dhe se me këtë duhet të merret një gjykatë ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













