Futboll

Formacionet zyrtare: Xhaka, kapiten i Zvicrës

Granit Xhaka është titullar, por edhe kapiten i Zvicrës kundër Ukrainës

Zvicra do të ketë një ndeshje jo të lehtë përballë Ukrainës në udhëtim. Kjo është ndeshja e parë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga A, Grupi 1, shkruan albinfo.ch.

Përzgjedhësi Vladimir Petkoviq ka publikuar 11-shen më të mirë, ku Granit Xhaka është kapiten dhe njëkohësisht futbollisti i vetëm shqiptar në fushë nga fillimi. Albian Ajeti do të jetë në bankën rezervë.

Sommer është portier, derisa mbrojtja përbëhet nga Mbabu, Elvedi, Akanji, Rodriguez, kurse mesfusha nga: Zuber, Embolo, Xhaka, Sow, Varg dhe në qendër të sulmit Haris Seferoviq.