Kosova
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha, ka ndarë mendjen për formacionin në ndeshjen e sotme.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit I për Euro 2024, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit me fillim nga ora 20:45.
Megjithatë, Dardanët do ta kenë shumë të vështirë shkaku i mungesave të shumta, të cilave edhe sot iu kanë shtuar tre sosh, ndër ta Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi.
Megjithatë, Gliha pritet t’i mbetet besnik rreshtimit të tij 3-5-1-1.
Në portë, Visar Bekaj pritet më në fund të marrë një fanellë të titullarit duke zëvendësuar Muricin, i cili ka një gjendje gripale.
Në mbrojtja ndryshimi i vetëm pritet të jetë Mërgim Vojvoda që do ta marrë vendin e Ilir Krasniqit, ndërsa Fidan Aliti dhe Lumbardh Dellova do t’i mbajnë pozitat e tyre.
Treshja e mesfushës do të mbetet e pandryshuar me Qëndrim Zybën, Florian Loshaj dhe Florent Musliun, ndërsa nga krahët Bernard Berisha do ta ruajë pozitën e anës së majtë, ndërsa Florent Hadergjonaj do ta zëvendësojë Lirim Kastratin.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












