Kosova
Forumi 2015: 80 % e stafit në UP i kanë punimet pa vlerë
U publikua një hulumtim i organizatës joqeveritare “Admovere”, i titulluar “Profesorët bëhen kishe po ligjërojnë, e studentët kishe po studiojnë”
Rreth 80 për qind e stafit akademik në UP i kanë punimet pa asnjë vlerë. Kështu u tha në tryezën e Forumit 2015, ku u publikua një hulumtim i organizatës joqeveritare “Admovere”, i titulluar “Profesorët bëhen kishe po ligjërojnë, e studentët kishe po studiojnë”.
Shkelzen Gashi, nga kjo organizatë, tha se përmes këtij hulumtimi kanë identifikuar rreth 13 probleme me të cilat përballet UP-ja.
“Shumë prej depertamenteve nuk kanë biblioteka fare, ato që kanë biblioteka, i kanë keq të pajisura. Avancimet akademike në UP, përveç që identifikohen, ato nuk dënohen”, u shpreh Shkëlzen Gashi nga organizata joqeveritare “Admovere”.
Ndërsa Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, prezantoi hulumtimin lidhur me UP-në, shikuar nga këndi i studentëve. “Ky institut ka anketuar 1 mijë e 494 studentë, të cilët janë përgjigjur në pyetje të ndryshme lidhur me mbarëvajtjen e ligjëratave, literaturën e ofruar, konsultimin me profesorë, e të tjera.
Vetëm 8 për qind e studentëve kanë thënë se Universiteti i Prishtinës nuk është i politizuar”, tha Qehaja.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













