Kosova
Kosovë: Foshnja e porsalindur rezulton pozitive me COVID-19
Bëhet e ditur nga infermierja kryesore e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi, ka folur për gjendja e tanishme, sa i përket situatës me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19 është lehtësuar, ndërsa lajmi i mirë është se ka rënë numri i viktimave, pasi ishte vetëm një humbje jete si pasojë e pandemisë, derisa ditë më parë ka pasur numër shqetësues të viktimave.
“Për momentin janë 212 pacientë që po trajtohen për koronavirus, prej tyre 188 janë me oksigjenoterapi. Janë edhe 169 raste pozitive, 12 rezultuan negativë, derisa edhe 29 pritet të testohen”, ka thënë Krasniqi.
Kohëve të fundit është një rritje e ndjeshme e infektimit të fëmijëve me COVID-19, gjë që ka prekur edhe regjionin e Pejës.
Sipas kryeinfermieres Krasniqi, ka shumë fëmijë të infektuar, por se janë duke e kaluar lehtë këtë infektim.
“Kemi pranuar një foshnjë, që së bashku me nënën lehonë ishin të infektuar dhe pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi, pasi kanë gjendje të lehtë”, ka thënë Krasniqi për Radio1.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














