Kosova
Fotografi dhe mbishkrime për “kthimin” e Radoiçiqit, policia inicion rast
Të dielën në Zubin Potok janë shpërndarë disa fotografi të ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Krahas kësaj, edhe mbishkrime që kërkojnë kthimin e tij: “Kthehu Radoiçiq”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtjes”.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani. “Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.
Po ashtu atje janë vendosur edhe disa fotografi dhe mbishkrime që janë kundër tij./Klan Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












