Lajme
Italia ndalon festimet e Vitit të Ri në ambientet e jashtme
Italianët do të duhet ta festojnë Vitin e Ri në ambiente të mbyllura, paralajmëroi sot ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia, ndërsa përjashtoi lehtësime nga rregullat e shtetrrethimit për më 31 dhjetor.
“Nëse vendosim që banorët nuk mund të qëndrojnë jashtë përtej një ore të caktuar, ne kthehemi në shtëpi, pavarësisht se çfarë na duhet të bëjmë”, tha ministri për televizionin publik RAI, transmeton Albinfo.ch.
“A do të ketë festime të Vitit të Ri? Ne do të festojmë në shtëpi”, shtoi ai.
Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte po përballet me një vendim të vështirë këtë javë në lidhje me masën në të cilën kufizimet e COVID-19 mund të lehtësohen përpara sezonit të festës së Krishtlindjes.
Ajo pritet të lëshojë rregulla të reja kundër koronavirusit të ri deri të enjten, kur skadojnë masat aktuale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje Drejtësia ushtarake konsideron se vdekja e një ushtari të martën në terrenin e parakalimit të Bremgarten...
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën