Integrimi
“Klani shqiptar” prish harmoninë e kombëtares zvicerane?
Nga njëra anë e hendekut është “fraksioni i shqiptarëve” dhe nga ana tjetër lojtarët me “sfond helvetik”, është mesazhi që përçon ky artikull
Një artikull i botuar në numrin e djeshëm të gazetës “Schweiz am Sonntag” hedh shumë pikëpyetje dhe bën konstatime të rënda kritike lidhur me atë që ajo e quan “hendek në baza nacionale” në mes të lojtarëve të përfaqësueses zvicerane.
Gazeta në fjalë, duke iu referuar “personave nga brenda” kombëtares, të cilët nuk duan të identifikohen, konstaton se raportet në mes të lojtarëve nuk janë shumë të mira dje ato vuajnë nga ndasia që e shkakton prejardhja e huaj e numrit më të madh të tyre. Ky problem i identifikimit me kombëtaren po del në sipërfaqe herë pas here, si me rastin e moskëndimit të himnit zviceran nga ana e futbollistëve shqiptarë të skuadrës e pastaj me deklaratën e njohur të Lichtsteiner-it për “mungesën e figurave identifikuese” në ekip etj.
Nga njëra anë e hendekut është “fraksioni i shqiptarëve” dhe nga ana tjetër lojtarët me “sfond helvetik”, është mesazhi që përçon ky artikull. Dhe raportet në mes të këtyre grupeve janë gjithçka tjetër vetëm se jo harmonike. Sipas gazetës, kjo gjendje është dramatike kur dihet se deri tash futbolli zviceran qe konsideruar si një model i përsosur i integrimit, transmeton albinfo.ch. Në fakt ay shumëçka nuk ecën mirë. Si ilustrim, në artikull përmendet mungesa e qartë e koordinimit të Shaqirit e Lichtsteiner-in në ndeshje e fundit të Zvicrës me Sllovakinë.
Behrami “shef i klanit”
Problemi kryesor, vazhdon gazeta është ai se “grupi ballkanik” është thjesht, shumë i fuqishëm. Kjo bën që futbollistët me rrënjë zvicerane të mos ndjehen mirë. Behrami këtu përveç si “shef klani” etiketohet edhe si personi më i rëndësishëm referues i Petkoviçit, trajnerit me prejardhje boshnjake-kroate. Ky i fundit komunikon me ekipin përmes Behramit, duke e zhvleftësuar kështu peshën e kapitenit, Inler.
Lojtarët me prindër zviceranë ankohen në bashkëlojtarët e tyre me prejardhje ballkanike se atyre u mungon identifikimi i duhur me kombëtaren (“Nati”). Si shembull përmendin atë se gjithmonë bisedat sillen rreth përzgjhdjes së kombëtares shqiptare. Pastaj abstenimin e tyre nga këndimi i himnit zviceran etj. Paraqitjet publike të Xhakës duke u krenuar me sukseset e kombetares së Shqipërisë ose atletet e Shaqirit me flamurin shqiotar e të Kosovës krahas atij zviceran etj. vetëm sa e kompletojnë këtë sfond. Dhe kjo, sipas gazetës e tëhuajson kombëtaren nga futbolldashësit zviceranë, të cilët nuk duan vetëm rezultate por edhe figura identifikuese.
Autorët e artikullit thonë se hendeqet në kombëtare nuk paraqesin diçka të re, por tash së fundi gjendja është bërë më kritike, ërcjell albinfo.ch tesktin e gazetës zvicerane. Kësaj i kontribuon, sipas tyre, edhe fakti se Petkovic nuk përpiqet shumë për t`u identifikuar me Zvicrën.
Rezultatet flasin ndryshe
Por, ndryshe nga artikulli, flasin rezultatet në fushë, gjegjësisht shifrat e ftohta, të cilat janë pozitive. Veç tjerash ato tregojnë se Nati, është kualifikuar për Evropianin 2016 një ndeshje më herët dhe kjo është një e arritur sovrane e tij, diçka që duhet respektuar.
Ndërsa ndryshe nga gazetarët e përmendur mendon shefi i kombëtares, Peter Stadelmann. Ai në një intervistë për po këtë gazetë thotë se nuk e sheh një hendek të tillë në mes të lojtarëve.
“Me gjithë mirëkuptimin mbi këtë debat mbi migracionin, unë nuk nuk e gjej dot kuptimin e gjithë kësaj. Natyrisht që ka shumëllojshmëri mendimesh dhe debate në mes të lojtarëve, transmeton albinfo.ch. Por gjithonë shtrohet çështja: si po kemi atëherë sukses si ekip? Ose, a besoni me të vërtetë se në mes të lojtarëve gjatë ndeshjes zhvillohen debate mbi politikën e migracionit?
Gazeta citon edhe ish ambasadorin kosovar në Zvicër, Naim Malaj, i cili pas bujës së deklaratës së përmendur të Lichtsteiner-it kishte deklaruar se nuk është e vërtetë se lojtarët me prejardhje të huaj nuk identifikohen e Zvicrën. Ai kishte thënë se këta lojtarë nuk do të mund të bënin asgjë pa ndihmën dhe mësimet që kanë marë nga bashkëlojtarët e tyre më të vjetër, zviceranë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













