Kosova
Franca do t’u japë nga 100 euro 38 milionë qytetarëve
Së fundmi, në një raport zyrtar nga Qeveria franceze, thuhet se se do t’i paguajë me nga 100 euro secilin qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilëve janë 2,000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë, përcjell albinfo.ch.
Këto pagesa do t’i marrin rreth 38 milionë francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.
Pagesa prej 100 euro do të jetë pa taksë dhe kryeministri francez, Jean Castex, tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.
Evropa po përballet me pakënaqësi të përhapur pasi çmimet botërore të energjisë u rritën, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po shërohen nga paraliza e gjatë Covid. Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.
Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin 100 euro.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











