Lajme
Francë: Shfuqizohet vendimi për mbajtjen e maskës në ambiente publike
Franca ka shfuqizuar vendimin që kishte bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave në vende publike, si dhe do të heqë orën policore shumë më parë nga sa ishte planifikuar.
Ka qenë Kryeministri Jean Castex ai që ka njoftuar ndryshimin e masave gjatë së mërkurës.
Mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme që nga e enjtja, ndërsa ora policore do të hiqet të dielën, dhjetë ditë më herët nga plani fillestar.
Franca ka regjistruar mesatarisht 3,900 raste të reja, një rënie drastike nga shifrat që shkonin deri në 35 mijë të raportuara gjatë marsit dhe prillit.
Rreth 28 për qind e popullsisë së rritur të vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Të martën Bashkimi Europian miratoi programin e vaksinimit për moshat 12-18, për të ndihmuar në imunizimin e plotë të vendeve të anëtare, teksa heqin masat kufizuese në mënyrë graduale.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër














