Lajme
Franca heton xhamitë e dyshuara për “separatizëm”
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se 76 xhami, nga gjithsej 2.600 vendet myslimane të lutjes në Francë, janë shënjestruar si kërcënime të mundshme për vlerat republikane dhe sigurinë e vendit. Po qe se dyshimet konfirmohen, xhamitë do të mbyllen
Franca ka filluar të enjten hetimet kundër dhjetëra xhamive të dyshuara për fuqizimin e ideologjisë islamike, në përpjekjen për ta luftuar kërcënimin në ngritje nga ekstremizmi fetar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.
Qeveria ka nisur atë që e quajti një aksion i pashembullt kundër “separatizmit”, pas disa sulmeve islamike në Francë gjatë kësaj vjeshte, përfshirë edhe rastin e prerjes së kokës së një mësuesi që ua kishte treguar nxënësve të tij në klasë karikaturat e profetit Muhamed.
Darmanin ka thënë se 76 xhami, nga gjithsej 2.600 vendet myslimane të lutjes në Francë, janë shënjestruar si kërcënime të mundshme për vlerat republikane dhe sigurinë e vendit. Po qe se dyshimet konfirmohen, xhamitë do të mbyllen, ka shtuar ai.
“Ekzistojnë disa vende të përqendruara të lutjes, të cilat janë qartazi antirepublikane”, ka thënë Darmanin për radion “RTL”. “(Aty) imamët përcillen nga shërbimet e inteligjencës dhe besohet se diskursi i përdorur i tyre është në përplasje me vlerat tona”.
Hetuesit do të gërmojnë burimet financiare të xhamive dhe sfondin e imamëve të cilësuar si të dyshuar. Pos kësaj, do të bëhen kërkime për gjetjen e dëshmive, para së gjithash në shkollat kuranore për më të vegjlit, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për kërcënimin në ngritje nga “separatizmi islamik” dhe sfidat që ai përbën për unitetin e Republikës shekullare të Francës.
Vlerat themelore të Francës, si liria e besimit, barazia gjinore dhe e drejta për blasfemi, janë vënë nën kërcënim në disa zona të lokalizuara, ka thënë ai.
“Duke e përballur me këtë të keqe që po e ha vendin tonë, Franca ka vepruar me qëndrueshmëri, me përkushtim të vendosur”, ka shkruar Macron në një letër adresuar gazetës “Financial Times”, gjatë nëntorit.
Masat qeveritare kanë nxitur zemërimin e disa myslimanëve, të cilët kanë deklaruar se po ndihen përherë e më të armiqësuar në vendin e tyre. Disa liderë fetarë myslimanë, teksa e kanë mbështetur betejën e Qeverisë kundër islamizmit, kanë paralajmëruar pa dashje një shumicë të konsiderueshme të myslimanëve drejt “nxitësve të urrejtjes”.
Në të gjithë Francën, ekzistojnë më shumë se 2 mijë vende të lutjes për myslimanët. Shumica e tyre ndjekin interpretime specifike të islamit, të ndërlidhura me shtetet si Maroku apo Algjeria.
Por disa prej tyre nuk kanë ndonjë lidhje të përcaktuar qartë, gjë kjo që edhe ka nxitur dyshime tek autoritetet qeveritare rreth aktiviteteve të tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












