Kosova
Franca mbështet projektet bujqësore në Kosovë
Edhe këtë vit Franca rikonfirmon mbështetjen e projekteve bujqësore në Kosovë
Është bërë e ditur se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në projekte të përbashkëta mes të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Mustafa ka falënderuar Butel për mbështetjen që Franca i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe për gatishmërinë e saj për mbështetjen e projekteve bujqësore të MBPZHR-së.
Po ashtu, ministri e ka njoftuar ambasadoren për projektet që janë në fokus të Ministrisë, siç është ai për zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore dhe rritjes së vlerës të produkteve bujqësore kosovare përmes treguesve gjeografik.
Nga ana tjetër, ambasadorja Marie Christine Butel ka vlerësuar gatishmërinë e ministrit Mustafa për të bashkëpunuar edhe më tej, dhe po ashtu ka ritheksuar edhe një herë mbështetjen pa rezervë të shtetit të saj për të përkrahur zhvillimin bujqësor të Kosovës përmes projekteve konkrete në fushat e parapara me plan-programin qeverisës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme












