Lajme
Franca mirëpret heqjen e taksës, kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Franca mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë plotësisht tarifat ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilat u prezantuan në nëntor 2018.
Ambasada e Francës në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi thotë se heqja e taksës është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizimin me Serbinë.
“Detyra tani është që të rindërtohet gradualisht besimi në mënyrë që negociatat e udhëhequra nga BE të fillojnë së shpejti”.
“Ankesat ekzistuese, për sa i përket barrierave tregtare jo-tarifore, duhet të zgjidhen në kornizën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së. Të gjitha vendet, përfshirë Serbia dhe Kosova, po përballen me sfida të mëdha përballë virusit të ri COVID-19. Nuk është koha për manovrim politik. Të dy qeveritë duhet të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre në tejkalimin e krizës shëndetësore. Bashkëpunimi rajonal ka një rëndësi të lartë në këtë kontekst”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












